Një person plagosi sot në mesditë dy kalimtarë në qendër të Marsejës, para se të vritej nga forcat e policisë me armë zjarri, sipas burimeve policore. “Situata është duke u shqyrtuar nga seksioni kundër terrorizmit i Prokurorisë së Parisit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Marsejës”, njoftoi Prokuroria e Parisit. #BREAKING knife attack in #Marseille – […]
Një person plagosi sot në mesditë dy kalimtarë në qendër të Marsejës, para se të vritej nga forcat e policisë me armë zjarri, sipas burimeve policore.
“Situata është duke u shqyrtuar nga seksioni kundër terrorizmit i Prokurorisë së Parisit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Marsejës”, njoftoi Prokuroria e Parisit.
Agresori, i lindur në vitin 1983, nuk njihet nga shërbimet policore, sipas të njëjtave burime.
Kur forcat e policisë mbërritën në vendngjarje, agresori nxori një armë zjarri dhe policët më pas qëlluan drejt tij, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Agresori, i plagosur rëndë, vdiq disa çaste më pas.
Një person tjetër u plagos në këmbë nga rafali i plumbave.