Dy çmimet e fituara në ceremoninë e së mërkurës në Brit Awards, kanë bërë që këngëtarja kosovare Dua Lipa të pushtojë mediat botërore.
Lipa fitoi çmimin për Artisten më të mirë të vitit dhe Depërtimin e vitit.
The Guardian në titull ka thënë se Lipa bashkë me Stormzyn mposhtin më të vjetrin për të marrë titujt kryesorë, transmeton Albinfo.ch.
Edhe BBC ka përfshirë Lipën në listën e fituesve të vërtetë, ndërsa Forbes ka thënë se Lipa e Stormzy lënë në hije Ed Sheeranin.
Sky ka shkruar se Lipa ka sjellë politikën në Brit Awards me fjalimin e saj kur tha se gratë përditë po marrin më shumë merita.