Pas Britanisë e Amerikës, edhe shqiptarët e Gjermanisë i pushtojnë majat e muzikës në tregun mbi 80-milionësh gjerman.
Kënga gjysmë shqip, gjysmë gjermanisht, “Bonnie & Clyde”, e Loredana dhe Mozzik, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në Gjermani.
Kjo këngë është ngritur në vendin e 4-t të këngëve më të pëlqyera këtë javë në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Edhe kënga me videoklip e xhiruar në Prishtinë nga Facetine me titullin “Dardan” është në vendin e 9-të të top listës gjermane “Offizielle Doutche Charts”.