Më herët kishte marrë vendim që ta dëbojë, por tashmë Suedia ka vendosur që të ndryshojë vendimin, shkruan albinfo.ch.
106-vjeçarja Bibikahl Uzbeki nga Afganistani do të qëndrojë në vendin nordik.
Sipas komunikatës do të ishte jo humane për ta dëbuar atë. Ajo është gati e verbuar, derisa gjithashtu do të kishte problem udhëtimi deri në vendlindjen e saj.
Rasti i saj kishte bërë bujë kur u vendos që të dëbohet. Familja e saj nuk kishte dashur që të ndodhte një gjë e tillë, duke thënë se në Afganistan situata nuk është e mirë, si dhe ajo ka probleme me shëndetin.