Megjithëse uji në Zvicër përgjithësisht konsiderohet të jetë i sigurt për konsum, një studim i ri ka treguar se uji në gati 50 për qind të familjeve zvicerane përmban PFAS – mikrondotës që është pothuajse e pamundur të eliminohen, përcjell albinfo.ch.
Nga 872 mostra të mbledhura në gjithë Zvicrën, pothuajse 400 u gjetën të kontaminuara.
Në 17 bashki, uji i analizuar në laborator ka kaluar edhe vlerat kufi të rekomanduara nga qeveria.
Por uji i rubinetit nuk është i vetmi i implikuar; në ujin mineral, PFAS u zbuluan në dy nga 20 shishe.
Qeveria aktualisht po kërkon të vendosë nivele të sigurta PFAS për ujin e pijshëm.