Gjatë ditës së sotme, reshje të dendura shiu kanë përfshirë disa qytete të Shqipërisë, teksa Durrësi dhe Vlora ishin në gjendje më të rëndë.
Situata me motin ka pamundësuar uljen e dy aeroplanëve në Aeroportin “Nënë Tereza”, teksa janë anuluar edhe disa fluturime pasi është pamundësuar operimi normal i fluturimeve, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka apeluar për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
“Si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura të shiut, ka prezencë uji në disa akse, inerte dhe thyerje të pemëve. Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të qarkullojnë ngadalë, po ashtu edhe këmbësorët të tregojnë kujdes nga rënia e inerteve, pemëve apo sendeve nga lartësitë e pallateve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
