Zvicra gjatë ditës së djeshme dhe sot është kapluar nga erëra të forta. Stuhia Roxana ka shkaktuar dëme materiale, por jo në njerëz.
Një video e publikuar në YouTube tregon si ulen aeroplanët në Aeroportin e Cyrihut, më 6 Shkurt, përcjell albinfo.ch.
Aftësia e pilotëve ka bërë që të mos ketë pasoja dhe uljet të jenë me rregull.
Në disa vende shpejtësia e erës ka arritur deri në 150 kilometra për orë.
Raportohet se disa fluturime janë anuluar, ndërsa disa aeroplanë kanë gjetur alternativa për të aterruar afër Cyrihut.
Kontrollorët e trafikut ajror thonë se gjashtë avionë duhej të kishin një tentativë të dytë për t’u ulur – njëri prej atyre avionëve u ul në përpjekjen e tretë.