Raportohet se një stuhi e madhe ka ndodhur të martën në Mal të Zi, përcjell albinfo.ch.
Në pamjet e publikuara shihen lisa të rrëzuara përtokë, derisa edhe komunikacioni është vështirësuar.
Pamje e rëndë është parë edhe pranë plazhit në Ulqin.
Zjarrfikësit dhe ekipet e mbrojtjes kanë dalë në terren.
Ndërkohë, stuhi është paralajmëruar edhe në Kosovë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka rekomanduar që të mos dilet në natyrë.