Tre shkencëtarë, Roger Penrose, Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez janë shpërblyer me Çmimin Nobel për Fizikë, për studimin e tyre të vrimave të zeza.
Fituesit do të ndajnë shumën e të hollave që vjen me këtë çmim në vlerë të 10 miliona krunave suedeze.
Kimisti dhe industrialisti suedez, Alfred Nobel, ka themeluar këtë çmim më 1895 – një vit para se të vdiste.
David Haviland, udhëheqës i Komitetit për Fizikë sa i përket Nobelit, ka thënë se çmimi i këtij viti “feston një prej objekteve më ekzotike në Univers”.
Fizikanti Roger Penrose ka treguar se vrimat e zeza janë pasojë e pashmangshme e teorisë së relativitetit të shkencëtarit Albert Einstein, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch