Ardita Hoxha-Jahja jeton prej disa vjetësh në Finlandë. Ajo ka një rrugëtim të suksesshëm profesional në diasporë, më saktësisht, ajo ka filluar si eksperte nga Peruxha e Italisë dhe, më pas si hulumtuese në një universitet në SHBA, kurse doktoraturën e ka përfunduar në Hofenheim të Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.
Ajo tregon si u gjend në Finlandë, rreth inovacioneve në profesionin e saj dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me shëndetin publik.
Ajo tani më është menaxhere e Kërkimit Shkencor dhe pedagoge në Universitetin e Shkencave Aplikative Savonia në Finlandë. Ardita udhëheq kërkimin shkencor në fushën e zinxhirit ushqimor, dhe ligjeron lëndët si:
Mirëqenia e kafshëve,
Bujqësia në nivel global dhe
Sfidat në zinxhirin ushqimor./Albinfo.ch