Pirja e alkoolit prodhon një kemikal të dëmshëm në trup i cili mund të shpijë në dëmtimet e përhershme të ADN-së, duke rritur rrezikun për kancer.
Sipas një hulumtimi të disa shkencëtarëve britanikë, i gjithë problemi shfaqet nga acetaldehidi, një kemikal i dëmshëm që prodhohet kur trupi merr alkool.
Gjetjet e tyre kanë treguar se alkooli rrit rrezikun për shtatë tipa të kancerit.
Ketan Patel nga ekipi i hulumtuesve ka thënë se kanceret mund të zhvillohen edhe në forma të tjera, por alkooli padyshim që e rrit rrezikun, transmeton Albinfo.ch.
Agjencia Ndërkombëtare për Hulumtime të Kancerit e Organizatës Botërore të Shëndetit e klasifikon alkoolin si grupin 1 kancerogjen.
Një studim i publikuar në vitin 2011 tregoi se për katër për qind të kacereve në Britani të Madhe fajtor është alkooli. Bëhet fjalë për rreth 12800 raste në vit.