Uji i pijshëm në Zvicër nuk paraqet kërcënim për shëndetin. Ky është rezultat i një studimi të kryer nga Qendra e Hulumtimit ETH Eawag, përcjell albinfo.ch.
Hulumtuesit tregojnë se përqendrimi i baktereve rezistente ndaj antibiotikut në ujin e pijshëm është më i ulët se në produktet ushqimore të tjera, edhe pse bakteret e tilla janë zbuluar në mostrat e ujit të papërpunuar. Megjithatë, sipas studimit, ato vështirë se mund të dallohen në ujin e pijshëm.
Kjo është në kontrast me vendet e tjera, ku bakteret rezistente ndaj antibiotikëve po ndotin ujin e pijshëm të pjesëve të mëdha të popullsisë, shkruan Eawag.