Skiatorët në mbarë botën do të kenë më pak ditë për të shijuar borën deri në fund të shekullit.
Një studim i madh universitar, i cili përfshin Universitetin e Cyrihut, sugjeron se zonat malore në të gjithë botën do të kenë më pak borë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Studimi shqyrton Alpet, si dhe zonat e skijimit në Amerikën e Veriut, Japoni dhe Zelandën e Re.
Në mbarë botën, një në tetë vendpushimet e skive mund të mbyllet përgjithmonë pasi nuk do të ketë kurrë borë të mjaftueshme.
Në Alpe, numri mesatar i ditëve me mbulesë dëbore mund të bjerë me 42% – kjo është rreth 80 ditë në sezon.