Gjeneva është qyteti më i shtrenjtë për familjet që jetojnë aty, sipas një studimi të ri.
Apartamente me 4 dhoma kushtojnë mesatarisht 3,820 franga në muaj. Kjo është edhe më shumë se sa Cyrihu, ku kushtojnë më pak se tre mijë.
Qyteti më i lirë është St.Gallen. Aty, banesa e njëjtë do të kushtojë rreth 2,000 franga, përcjell albinfo.ch.
Anketa u krye nga faqja e krahasimit të çmimeve, Comparis.
Ata thonë se në Gjenevë dhe Cyrih nuk janë ndërtuar mjaft shtëpi të reja.