Sipas gjetjeve fillestare, varianti delta i koronavirusit nuk shkakton rrjedhë të rëndë të sëmundjes Covid-19 tek fëmijët.
Siç tregon një studim i realizuar nga autoriteti shëndetësor amerikan CDC, përqindja e sëmundjeve të rënda tek fëmijët aktualisht nuk ndryshon ndjeshëm nga ajo në janar, kur në SHBA mbizotëronte varianti alfa i koronavirusit dhe nuk njihej ende varianti Delta, shkruan srf.ch.
Për më tepër, të dhënat kanë treguar një efektivitet të lartë të mbrojtjes nga vaksinimi tek adoleshentët, siç raportojnë më tej agjencitë e lajmeve SDA dhe AFP.
Shkalla e pranimeve në spital të lidhura me koronën, tek fëmijët dhe adoleshentët deri në moshën 17 vjeç ishte rritur kohët e fundit përsëri përsëri në SHBA dhe ishte 1.4 për 100,000 në mes të gushtit, transmeton albinfo.ch.
Hulumtuesit pastaj kanë krahasuar rreth 3,100 raste spitalore nga janari me 164 nga vala aktuale Delta dhe nuk kanë gjetur pothuajse asnjë ndryshim në rrjedhën e sëmundjeve të rënda.