Blerjet nga interneti po humbin popullaritetin. Dyqanet për blerje sërish janë bërë kanali i preferuar i blerjeve, siç tregon një studim i ri nga Universiteti i St, përcjell albinfo.ch.
Sipas një studimi aktual, klientët blejnë më shumë nëpër dyqanet lokale, prandaj blejnë më pak online.
Në një studim të botuar të mërkurën, Universiteti i St. Gallen konfirmon se shitja me pakicë nëpër dyqane po përjeton një rilindje. Sipas ekspertëve, dyqani për blerje ka zëvendësuar dyqanet online si kanali i preferuar i blerjeve në Zvicër, Gjermani dhe Austri. /Albinfo.ch