Një studim i ri nga Spitalet Universitare të Gjenevës (HUG) dhe Universiteti i Gjenevës (UNIGE) tregoi se 40 për qind e atyre që vuanin nga koronavirusi thanë që simptomat e tyre vazhdonin shtatë deri në nëntë muaj pas infektimit, transmeton albinfo.ch.
Lodhja kronike është më e zakonshmja – 20,7 për qind, e ndjekur nga humbja e shijes ose erë (16,8 për qind), gulçim (11,7 për qind) dhe dhimbje koke (10 për qind).
Këto rezultate janë të krahasueshme me studime ndërkombëtare të të njëjtit lloj që janë kryer, shkruajnë mediat zvicerane.