Efektiviteti i vaksinës kundër variantit Omicron është dukshëm më i ulët sesa me variantin Delta, por një dozë përforcuese rrit mbrojtjen kundër rasteve të lehta, zbuloi një studim në Mbretërinë e Bashkuar.
Hulumtimi i lëshuar të premten nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se vaksinimi me dy doza ishte më pak efektiv ndaj Omicron sesa me llojin origjinal të COVID-19 ose variantin Delta.
Megjithatë, studimi zbuloi se “efektshmëria më e lartë e vaksinës kundër infeksionit prej 70-75% u pa në periudhën e hershme pas një doze përforcuese”.
Omicron u caktua si një variant shqetësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në fund të nëntorit, për shqetësimet që mutacionet e tij të larta mund ta bëjnë atë më të transmetueshëm dhe më rezistent ndaj trajtimit aktual, përfshirë vaksinat.
Varianti, i cili u zbulua për herë të parë nga laboratorët e Afrikës së Jugut, tani është përhapur në gati 60 vende në mbarë botën.
Pothuajse të gjitha nga afro 2200 rastet e konfirmuara të Omicron kanë qenë deri më tani ose asimptomatike ose të lehta.