Projekti pilot, që do të kryhet nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Bernës, së bashku me një organizatë jofitimprurëse, Java 4-ditore dhe një numër kompanish zvicerane, do të testojë qëndrueshmërinë e një jave të shkurtër pune, përcjell albinfo.ch.
Arsyeja, sipas ekspertëve, është se java e zakonshme e punës pesëditore e Zvicrës, 42 orë plus, rrit nivelet e stresit te një numër në rritje i punonjësve.
Autorët e studimit vlerësojnë “potencialin ekonomik” nga reduktimi i stresit të lidhur me punën në 6.5 miliardë franga.
Nuk është hera e parë që ngrihet kjo çështje në Zvicër: në vitin 2022, ndërkohë që ideja kishte fituar mbështetje nga deputetët e majtë, ekonomistët argumentuan se bizneset dhe jo shteti duhet të marrë vendime lidhur me orarin e punës.
Projekti pilot do të zgjasë gjashtë muaj.