Pas protestave të një dite më parë para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Jashtme, studentët në Tiranë kanë vendosur të protestojnë përpara Parlamentit.
Ndërkohë në Fakultetin e Shkencave Sociale, Shkencave të Natyrës, Juridikut dhe Histori-Filologjisë vijon bojkoti i mësimit, ku tashmë të rinjve u janë bashkuar dhe pedagogët.
Studentët vazhdojnë t’i qëndrojnë kauzës së tyre për plotësimin e 8 kërkesave për arsim cilësor.