Pas katër muajve studentët në Shqipëri u janë kthyer protestave me kërkesat për plotësimin e kushteve të arritura me Paktin për Universitetin.
Studentët kanë hedhur tymuese, ndërkohë që kanë djegur edhe fletët e paktit të universitetit.
Ndërkohë që kanë thyer edhe xhamat e Ministrisë së Arsimit.
Por, në një postim në Facebook, kryeministri Rama iu është përgjigjur, duke publikuar një video, ku tregohen premtimet e mbajtura në lidhje me “Paktin e Universitetit”, shkruan mediat, përcjell albinfo.ch.
Sipas kryeministrit, të paktën 86.271 studentë kanë përfituar nga zërimi apo përgjysmimin i tarifave në të gjitha degët e Bachelor.
“Zero tarifë për 11.779 studentë ekselentë, zero tarifë për 3.238 për studentët në nevojë dhe ulje e tarifës me 50% për 71.254 studentë të tjerë”, shkruhet në të dhënat e publikuara nga Rama.