Mësohet se studentët shqiptarë në diasporë do të protestojnë nesër për Kosovën në Bruksel, para Parlamentit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se studentët këtë iniciativë e morën pas zhvillimeve të fundit në Veri të Kosovës, ku terroristët serbë vranë një polic të Republikës së Kosovës.
Protesta mbahet nesër, më 7 tetor, para Parlamentit Evropian, me fillim nga ora 16:30, nën moton “Eja edhe ti, për Kosovën tonë”.
