“Ne e marrim në konsideratë secilën kritikë”, tha Kurz duke aluduar në vetë gazetën në fjalë, e cila njihet si kritikuese për qeverinë e djathtë. Një nga çështjet interesante të intervistët ka qenë pyetje kundrejt Straches, i cili në intervistën kontestuese me një media serbe kishte thënë se “Kosova është pjesë e Serbisë” dhe se kjo është kundër linjës së jashtme politike të Austrisë.
“Unë jam një person, i cili nuk përshtatet. Por gjithashtu unë kam të bëj me gjëra të cilat dalin nga kontesti – si ajo me temën e Kosovës. Unë çdoherë kam potencuar sesi është pozicioni ynë zyrtar si qeveri, por gjithashtu e kuptoj palën serbe që e sheh çështjen ndryshe.”