Pas takimit mes Kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ky i fundit i ka bërë me dije Zaev se në Samitin e radhës Maqedonia do të marrë ftesën për anëtarësim në NATO, shkruan Albinfo.ch.
Mediat maqedonase kane njoftuar se ish- ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin ka theksuar se pas asaj që ka thënë sekretari i NATO-s, fshihen të gjitha aktivitetet dhe përpjekjet e Maqedonisë për tu anëtarësuar sa më shpejtë në aleancë.
Sipas të gjitha gjasave siç është shprehur Ruzhin, Maqedonia me 12 korrik do të marrë ftesë për anëtarësim.