Pasi mposhti Romën me rezultat 5:2 në Ligën e Kampionëve skuadra e Liverpoolit sërish ka barazuar në Premier Leauge. Këtë radhë “Të kuqtë” përballë kishin ekipin e Stoke, ku luan mesfushori Xherdan Shaqiri dhe nuk arritën më shumë se një barazim pa gola, shkruan albinfo.ch.
Në këtë ndeshje Shaqiri ka luajtur për 90 minuta, por skuadra e tij nuk arriti më shumë se një pikë.
Stoke është duke luftuar për mbijetesë në Premier Leauge dhe shumë vështirë se do të arrijë të mbijetojë.