Deputeti në Parlamentin Nacional të Zvicrës që vjen nga kantoni Valis dhe që përfaqëson Partinë Socialdemokrate, Stéphane Rossini, është kandidat zyrtar i kësaj partie për të zënë vendin e Micheline Calmy-Rey në Qeverinë Federale të Zvicrës.
Rossini, 48 vjeçar, është prej 12 vitesh deputet në Parlamentin Nacional të Zvicrës dhe kryen funksionin e njërit ndër pesë nënkryetarët e SP-PS.
Kandidati i ri për Qeverinë e Zvicrës me profesion është politolog dhe jep mësim në disa institucione të shkollimit të lartë, në mesin e të cilave edhe në Univesritetin e Gjenevës.
Zgjedhja e tij eventuale në Qeverinë Federale në vend të Calmy Rey do të bëhet më 14 dhjetor të këtij viti, ditën kur bëhet votëbesimi në parlament edhe i anëtarëve aktualë të qeverisë.
Ministrja e jashtme e Zvicrës, e cila në këtë mandat kryen edhe funksionin e presidentes së federatës, Micheline Calmy Rey ka ofruar kohë më parë dorëheqjen nga funksionet e saj në qeveri.
Die Nachfolge von Micheline Calmy-Rey wird bei der Gesamterneuerungswahl des Bundesrats geregelt, am 14. Dezember.