Duke e parë si të pamundur integrimin e veriut në institucionet e Kosovës, ndërkombëtarët si rrugëzgjidhje më adekuate po shohin dhënien e një statusi special për serbët në atë pjesë.
Burime të së përditshmës “Zëri” kanë thënë se vendet e BE-së, në koordinim edhe me të tjerët, tashmë kanë hapur këtë temë me zyrtarët e institucioneve të Kosovës.
Por derisa të gjendet një pajtueshmëri, kjo çështje mbetet bisedë konfidenciale.
“Me këtë propozim do të ruhen kufijtë e Kosovës dhe në të njëjtën kohë do të kënaqej Beogradi duke i dhënë komunave veriore një status të veçantë, një lloje autonomie”, ka thënë burimi i “Zërit”.
Për këtë çështje, sipas burimit të “Zëri”, është i njoftuar edhe Beogradi, prandaj ndërkombëtarët po presin reagimet e të dyja palëve që, varësisht prej tyre, të merren vendimi veprim se si të veprohet.