Në tri ditët e fundit kishte rritje të rasteve me koronavirus në Zvicër, por sot kishte më pak raste në krahasim me një ditë më parë.
Sipas statistikave, sot në Zvicër dhe në Principatën e Lihtenshtajnit janë regjistruar 266 raste të reja, shkruan albinfo.ch.
Tetë persona janë shtruar në spital, kurse nuk kishte asnjë të vdekur. Gjithsej janë bërë 9 209 raste.
Nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 39 026 raste në Zvicër dhe Principatën e Lihtenshtajnit. 4 468 persona ishin në spital dhe 1 719 të vdekur.