Kompania e Elon Musk ka njoftuar se interneti satelitor Starlink ka mbërritur edhe në territorin e Shqipërisë.
Në rrjetin social X, Starlink njoftoi se interneti me shpejtësi të lartë tashmë është në dispozicion.
Në hartën e shtrirjes së internetit satelitor figuron edhe Shqipëria, si zonë aktive me këtë internet. Starlinku është kompani që udhëhiqet nga miliarderi Elon Musk.