Bëhet e ditur se në Stamboll të Turqisë u mbajt Forumi i Parë Ekonomik i Bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, përcjell albinfo.ch.
Në këtë takim ishin të pranishëm Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministra dhe zëvendësministra të qeverive të dy shteteve, si dhe biznese nga Kosova dhe Turqia. Thirrje për investime në Kosovë dhe bashkëpunim mes dy shteteve, ishte ftesa që Kryeministri z. Kurti u bëri firmave nga Turqia.

Delegacioni nga SHPDK, që përfaqësoi sektorin e industrisë së drurit, ishte në numër prej 8 personash. Në këtë forum morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, dhe shumë afaristë nga Kosova dhe Turqia.
Ndër të tjera, z. Kurti ju bëri ftesë kompanive nga Turqia që të marrin pjesë në Konventën e Industrisë së Drurit, që organizohet nga SHPDK në muajin nëntor 2024.

Takimet dhe vizitat e tilla sjellin mundësi të reja për bashkëpunim dhe investime, që mund të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e biznesit dhe ekonomisë në interes të dy vendeve.