Një nismë popullore është nisur në Zvicër për të riemërtuar stadiumin Basel St Jakobshalle ‘Roger Federer Arena’ pas legjendës zviceran të tenisit, përcjell albinfo.ch
Dy politikanët vendas – Martina Bernasconi dhe Hans Furer – nisën iniciativën të premten pas përpjekjeve të dështuara të mëparshme për të marrë propozimin e miratuar nga parlamenti i Bazelit.
Ata kanë 18 muaj për të mbledhur 3,000 nënshkrime. Ata që mbështesin iniciativën janë të bindur se po mbledhin nënshkrime të mjaftueshme deri në shtator, përcjell albinfo.ch
Stadiumi i Bazelit në St Jakobshalle mban turneun e tenisit zviceran të Indoors, që Federer e ka fituar nëntë herë. Të dy politikanët pohojnë se Federer nuk është kundër ndryshimit të emrit, por ai nuk do të flasë publikisht për këtë çështje, përcjell albinfo.ch
Fituesi 37-vjeçar i 20 Grand Slams tashmë është nderuar në qytetin e tij të Baselit. Në vitin 2017, ati i’u dha një dokoratë nderi nga Universiteti i Bazelit. Por nuk ka gjasa që një rrugë apo shesh në qytet do të mbajë emrin e tij në të ardhmen e afërt pasi kjo është e mundur vetëm pas vdekjes. Qyteti zviceran i Biel ishte më i përshtatshëm: në vitin 2016, një rrugë u quajt “Roger Federer Alley”.