Kosova vazhdon të përballet me probleme infrastrukture, sidomos në sportin e futbollit, përkundër faktit që është pranuar në arenën ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch.
Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjet si vendas i zhvillon në Shkodër, pasi në Kosovë nuk ka stadiume që i plotësojnë kriteret e kërkuara.
Zyrtarët e UEFA-s kanë qëndruar në Kosovë, ku kanë vëzhguar stadiumin në Prishtinë dhe Mitrovicë, por, janë ndarë shumë të pakënaqur me gjendjen që kanë gjetur këto dy stadiume.
Inspektori i UEFA-s, Tyrge Borno është ndarë i pakënaqur me gjendjen e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë.
“Përkundër që i keni pasur të gjitha të shkruara se çfarë duhet punuar, asgjë nuk është punuar”, ka thënë Borno.
Edhe stadiumi i Prishtinës nuk është në gjendjen më të mirë dhe vështirë se mund të përfundojë brenda afatit të kërkuar.