Kapacitet e stacioneve hekurudhore zvicerane shpesh arrijnë limitet e tyre.
Deri në vitin 2030, në SBB presin në rrjetin e tyre hekurudhor të ketë rritje të pasagjerësh për 30 për qind, raporton „Schweiz am Sonntag”. Fluksi i udhëtarëve në stacionet do të rritet edhe më shumë në njëzet vitet e ardhshme për shkak shërbimeve të shumta që ofrohen nëpër shitoret e HB.
Prandaj, numri i atyre që do të përdorin Cyrih Hauptbahnhof do rritet ose për të udhëtuar apo edhe për qëllime tregtare. Tashmë frekuentojnë rreth 437.000 njerëz çdo ditë në HB. Pritet rritje e fluksit të udhëtarëve për 50 për qind në Basel, Bernë dhe Luzern.
Rritje pritet të ketë edhe në pjesën frankofone të Zvicrës dhe Ticino. Arsyeja nuk është vetëm rritja e popullsisë, por kryesisht investimet në projekte të zgjerimit të tilla si tuneli i Gotthardit.
Me këtë projekt, koha udhëtim do të shkurtohet për më pak se dy orë deri në Ticino.
Stacioni i Lozanës do të rindërtohet gjatë vitit të ardhshëm për 1.2 miliard franga zvicerane.