Vajzat myslimane me prejardhje nga Somalia nuk mund të ndjekin shkollën fillore në Heerbrugg të St Galenit. Shoqata e drejtorëve të shkollave të Zvicrës, Sindikata e mësuesve dhe Kryetari i Konferencës së Drejtorëve kantonalë kanë kritikuar një vendin të tillë të St Gallenit.
“Një mbulesë në kokë apo shamia nuk e pengon mësimin. Nuk ka, pra, asnjë arsye që të ndalojë këtë”, është distancuar nga veprimi i kolegëve të tij në kantonin e St Gallenit udhëheqësi më i lartë arsimor në pjesën gjermane të Zvicrës. Një vendim i tillë ishte rekomanduar në shkollat e kantonit me një letër qarkore, duke ndaluar bartjen e të gjitha llojeve të mbulesave në klasat e mësimit.
Beat Zemp, kryetar i Shoqatës ombrellë të mësuesve zviceranë, kritikoi veprimet e shkollës në fjalë. Një përjashtim nga shkolla është kundërproduktiv për integrimin, tha i për “10vor10”.
Dhe gjithashtu Shoqata e drejtorëve të shkollave të Zvicrës është e zemëruar nga veprimet e kantonin të St Gallenit. Kjo qasje duhet të jetë unike në Zvicër.
Siç raporton SRF, bordi i shkollës në Heerbrugg do të mblidhet të hënën në një takim për të diskutuar procedurat në vijim.
Walter Portmann, drejtori i shkollës në fjalë, tha se kanë zbatuar vetëm një rekomandim të Këshillit të Arsimit. Por, ai shpreson se Gjykata Federale do të marrë një vendim për këtë çështje.