Gjithsej 2167 pacientë me sëmundje Covid 19 janë trajtuar në spitalet akute somatike në kantonin e St. Gallen vitin e kaluar. Ky numër përbën tre për qind të të gjitha qëndrimeve në spital në këtë kanton, shkruan srf.ch.
162 prej këtyre pacientëve me koronavirus është dashur t`u jepet frymëmarrje artificiale (ventilim) për një mesatare prej 12,9 ditësh, shkruan Kancelaria e Shtetit e këtij kantoni.
Shanset për mbijetesë të pacientëve me Covid-19 janë dukshëm më të mira në rastet kur ata nuk kanë nevojë për ventilim, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, pothuajse çdo person i dytë i pacientëve të ventiluar kanë vdekur.
Ky është përfundimi i arritur në një raport nga Zyra e Statistikave dhe Zyra e Kujdesit Shëndetësor, në të cilin janë analizuar të gjitha qëndrimet në spital në kantonin e St. Gallen-it.
Për shkak të madhësisë së kantonit, rezultatet janë të rëndësishme edhe në nivelin zviceran, thuhet në deklaratën e Kancelarisë së Shtetit, St. Gallen.