Për këtë po shqyrtohen alternativa të ndryshme që mund të jenë edhe përgatitja në Universitetin e St.Gallen-it dhe në Spitalin kantonal.
Në Zvicër shkollohen shumë pak mjekë. Tregu kërkon 1300 të diplomuar, ndërsa vetëm 790 mjekë përfundojnë universitetin në Zvicër.
Spitalet prandaj janë të varur nga mjekët e huaj nga jashtë.
Kantoni St. Gallen tani është duke i shqyrtuar tri opsione: së pari, për të krijuar programin Master, së dyti, krijimi i një programi të pjesshëm “Master” në bashkëpunim me një shkollë ekzistuese mjekësore dhe, në fund, zgjerimi i programit të një studimi me kohë të plotë Bachelor dhe Master.
“Rolin e një spitali akademik mësimor mund ta marrë përsipër Spitali Kantonal i St. Gallen-it, si spital jouniversitar i Zvicrës”.
Bashkëpunimi me Universitetin e St. Gallen është i dëshiruar, veçanërisht në fushën e infrastrukturës dhe logjistikës