Skip to content

‘Squid game’ rikthehet në reality show

Sipas Netflix në garë do të marrin pjesë 456 konkurrentë, çka do ta bëjë këtë garën më të madhe televizive në histori. 

Seria e njohur “Squid Game”, i cili u transmetua në Netflix dhe theu rekorde të shikueshmëri, do të rikthehet sërish. por kësaj radhe në një reality show.

Njerëzit do të konkurrojnë me lojërat që shfaqen aty, por e sigurt është që nuk do të luhet për jetë a vdekje, transmeton Albinfo.ch.

Gjatë serialit, i cili është konfirmuar për një sezon të dytë, konkurrentët mblidhen në një ishull dhe garojnë kundër njëri-tjetrit me grupe, në lojëra fëmijërie, popullore në Korenë e Jugut, por disa prej tyre edhe në vendin tonë, si ajo e tërheqjes së litarit.

“Squid Game: Sfida” do të jetë një kompeticion i bazuar mbi serialin, dhe fituesit do të mund të sigurojnë deri në 4,56 milionë dollarë.