Pas qytetit Bülach, edhe Spreitenbach-u i ka mohuar mikpritjen Këshillit Qendror Islamik të Zvicrës (IZRS) të drejtuar nga Nicolas Blancho, për mbajtjen e manifestimit masiv “Islam Unity 2012”.
Sipas organizatorëve, në këtë takim që duhej të mbahej më 25 shkurt do të merrnin pjesë rreth 1800 veta.
Komuna e Spreitnebach-ut ka refuzuar mikpritjen për shkak se konsideron se është mashtruar nga organizatori. Sipas saj, në kërkesën e bërë për lejimin e mbajtjes së manifestimit në tendën e madhe të cirkut, në Spreitenbac,h është shkruar se bëhet fjalë për një aktivitet privat të IMS (shkollë e informatikës) në tendën e cirkut.
Kundër kërkesës së IZRS-së për të mbajtur manifestimin masiv, qe shprehur edhe komuna e Bülach-ut. Ajo kishte anuluar në muajin janar kontratën tashmë të lidhur, me arsyetimin se IZRSështë organizatë religjioze-politikke ekstreme.