Karateistët e Kosovës janë kthyer nga Kroacia me nëntë medalje, prej tyre tri të arta, përcjell albinfo.ch.
Këtë arritje, Përfaqësuesja e Kosovës e shënoi në kuadër të Kupës Botërore dhe Ligës së të Rinjve që u mbajt në Umag te Kroacisë gjatë datave 4-7 korrik 2019.
Siç njofton Federata e Karatesë së Kosovës, në këtë garë morën pjese 69 shtete, 1155 garues dhe 1206 paraqitje, kurse 70 shtete në ligën e rinjve me 2500 garues dhe 2578 paraqitje.
Lidhur me këtë pjesëmarrje FFK ka njoftuar se do të mbajë një konferencë me gazetarë, nesër në hotel Sirius.