Spitali Universitar i Gjenevës (HUG) po lançon një aplikacion, të quajtur InfoMed, duke lejuar njerëzit që kërkojnë ndihmë mjekësore të drejtohen në një shërbim urgjence bazuar në simptomat e tyre, përcjell albinfo.ch.
Nëse këto simptoma sinjalizojnë urgjenca të vërteta mjekësore (në vend të atyre që mund të trajtohen nga një mjek i familjes), aplikacioni do të sugjerojë se cili nga shërbimet e kujdesit urgjent të HUG është më i përshtatshëm për një rast të caktuar.
Pacienti më pas vendoset automatikisht në radhë dhe do të marrë një SMS që e informon se kur të vijë.
Një sistem i ngjashëm është tashmë në përdorim në spitalin universitar të Vaud, CHUV.