Rritja e rasteve të reja Covid-19 ka shumë të ngjarë të çojë në tendosje shtesë për spitalet dhe shkollat zvicerane sipas ekspertëve të shëndetësisë, përcjell albinfo.ch
Rritja e madhe e infeksioneve me variantin Omicron gjatë dhjetë ditëve të fundit nuk është ende e dukshme në statistikat e fundit, por ekspertët kanë pak dyshime se numri i lartë i infeksioneve do të ketë ndikim.
“Numri i rasteve është shumë i lartë në vazhdën e festave të Krishtlindjeve,” tha Rudolf Hauri, një zyrtar i lartë kantonal në një konferencë shtypi të martën.
“Por, tendenca në spitale nuk është ende aq e qartë dhe e dukshme.”
Megjithatë, Hauri tha se numri në rritje i njerëzve që duhet të qëndrojnë larg punës si rezultat i një infeksioni ka filluar të shkaktojë mungesa të stafit. Ai shtoi se njerëzit e vaksinuar janë gjithnjë e më shpesh të infektuar me variantin Omicron, përcjell tutje albinfo.ch