Në një ndeshje shumë të bukur Gjermania dhe Zvicra kanë barazuar 3:3 në Ligën e Kombeve.
Gavranoviq realizoi në minutën e pestë, pas një asistimi nga Fruler. Ky i fundit shënoi në minutën e 26-të për 0:2, shkruan Albinfo.ch.
Ndërkohë, Timo Werner ngushtoi shifrat në 1:2 në minutën e 28-të.
Gjermania barazoi shifrat në pjesën e dytë, ku realizoi Havertz, në minutën e 55-të. Gavranoviq ishte në formë të mirë dhe shënoi sërish për Zvicrën 2:3, dy minuta më pas.
Në minutën e 60-të, Gnabry realizoi për 3:3 një gol të bukur. Ky ishte goli i fundit në këtë përballje.
Për Zvicrën nga fillimi në fushë ishin Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka si kapiten. Shaqiri luajti deri në minutën e 66-të, kurse Xhaka luajti 90 minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Nga minuta e 75-të luajti edhe Admir Mehmedi.
Zvicra ka dy pikë në grupin e saj, kurse lidere është Spanja me shtatë, derisa Gjermania dhe Ukraina nga gjashtë.