Përbërësit:
• 0.5 kg gjizë
• 0.5 kg speca
• 1dl vaj
• 2 vezë
• 2 -4 thelpinj hudhër
• Kripë
Metoda e përgatitjes:
Specat e pjekur e të qëruar i fërgojmë në vaj dhe i heqim nga tigani. Në yndyrën ku i kemi fërguar specat hedhim gjysmë luge të biber të kuq, pastaj e shtojmë gjizën e përzier me vezët, kripën dhe hudhrën. Gjizën e lëmë të vlojë për afro 10 minuta.
Pastaj e largojmë nga zjarri dhe sipër ia hedhim specat e fërguar. Speca me gjizë apo gjiza me speca servohet e nxehtë.
Ju bëftë mirë