1 mijë e 200 emigrantë janë shpëtuar në detë dy ditët e fundit.
Ministri i Brendshëm i Spanjës, Fernando Grande- Marlaska ka bërë thirrje për një zgjidhje europiane të problemit të migracionit.
Sipas mediave spanjolle, të cilat u transmetuan nga mediat amerikane, ditën e djeshme janë publikuar pamje tronditëse të grupeve të migrantëve afrikan tek zbarkonin direkt në plazhet turistike.
Kjo u kishte tërhequr vëmendjen e pushuesve.
Ministri Marlaska me anë të një komunikate ishte shprehur se migracioni është një problem i Europës dhe duhet të bëhet një zgjidhje europiane.