SPAR, një ndër markat më të mëdha ndërkombëtare të produkteve ushqimore në vendet e Evropës Perëndimore, me dyqane në Austri, Gjermani, Itali, Angli, Spanjë etj., tashmë do të jetë prezent edhe në Shqipëri.
Siç është bërë e ditur, kjo do të realizohet falë arritjes së marrëveshjes franchise (ekskluzivitetit) të këtij gjigandi me Grupin Balfin, marrëveshje kjo e realizuar direkt nga Holanda për gjithë territorin e Shqipërisë.
Mbi 100 supermarkete dhe 10 hipermarkete do të mbulojnë gjithë territorin e Shqipërisë dhe do t’u shërbejnë klientëve me produkte dhe shërbime cilësore. Aktualisht grupi planifikon të investojë mbi 50 milionë euro për të mundësuar këtë plan zhvillimi në gjithë territorin e Shqipërisë.
Synimi i kësaj kompanie është që në vitin 2017 të kthehet në rrjetin më të madh në Shqipëri.