Spanja ka triumfuar në ndeshjen dramatike me Gjermaninë në Shtutgart, ku pati edhe karton të kuq për Karvahal.
Ndeshja u vendos në dy vazhdimet nga 15 minuta. Në minutën e 119-të, Olmo krosoi ndërsa Mikel Merino shënoi për të kaluar në epërsi Spanjën në minutat e fundit të ndeshjes.
Gjermania barazoi rezultatin në ndeshjen ndaj Spanjës. Florian Wirtz realizoi për 1:1 në minutën e 89-të.
Ndërkohë, Dani Olmo gjuajti bukur në minutën e 51-të, ndërsa goditja e tij ishte e saktë. Asistimin e bëri supertalenti Lamine Yamal.
Në pjesën e parë nuk u shënua asnjë gol në ndeshjen mes Spanjës dhe Gjermanisë.