Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar sërish për vrasjen e L.M. që ishte gruaja e ish-këshilltarit të tij, Naim Murseli.
Përmes një njoftimi në Facebook, Pacolli është shprehur se në ditën e varrimit të saj të shprehim dhimbjen dhe respektin për një nënë dhe grua, që u vra në mënyrë mizore.
Ai ka shtuar se fokusi është në kujtimet e saj dhe nevojën për drejtësi për ngjarjen tragjike.
“Fokusi është në kujtimet e saj të mrekullueshme dhe nevojën për drejtësi për ngjarjen tragjike. Të mbështesim fëmijtë që la mbrapa dhe familjet e L.M. në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Pacolli.