Polici i vrarë në veri nga një grup terrorist që sulmuan Policinë e Kosovës do të varroset sot.
Sipas njoftimit nga familjarët, varrimi do të bëhet në orën 16:00, në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.
Në nderim të tij do të mbahet edhe një mbledhje komemorative, ku ndër të tjerë pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ndryshe, për shkak të këtij rasti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur ditën e hënë ditë zie në Kosovë.