L.Gashit, 3-vjeçari që ndërroi jetë pak ditë më parë duke shkuar në çerdhe, i jepet sot lamtumira e fundit në fshatin Ngucat të Malishevës.
Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Express familjarët e L. Gashit. Të njëjtët kanë bërë të ditur se djali ka qenë duke shkuar në çerdhe, kur i ka rënë të fikët, derisa më vonë është konstatuar se ka vdekur nga infarkti. Rasti ka ndodhur në Frankfurt, përcjell albinfo.ch.
Familja e tij nga fshati Ngucat i Malishevës, tutje, ka bërë të ditur se djali nuk ka qenë i sëmurë më parë.
Varrimi i tij bëhet sot në orën 16:00, në varrezat e fshatit.