Ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të NATO do takohen sot në Bruksel për të diskutuar për marrëdhëniet e vështira me Rusinë, shkruan Die Welt.
Sipas sekretarit gjeneral Jens Stoltenberg kryesisht do diskutohet sesi duhet të reagohet me politikën agresive të Kremlinit – konkretisht për kërcënimet hibride, sulmet kibernetike dhe shpërndarja e lajmeve të rrejshme, përcjell albinfo.ch.
Tema tjera për t’u diskutuar janë edhe gjendja në Afganistan dhe përparimi i vendeve që presin për t’u anëtarësuar: Gjeorgjia, Maqedonia dhe Bosnja.
Mes temave të tjera është edhe kërkesa amerikane për të shpenzuar më shumë para në ushtri.